Ndërlidhjet

Ish-presidentja argjentinase hedh poshtë akuzat kundër saj


Ish-presidentja argjentinase, Cristina Fernandez de Krichner
Ish-presidentja argjentinase, Cristina Fernandez de Krichner

Ish-presidentja argjentinase, Cristina Fernandez de Krichner, ka hedhur poshtë akuzat se ajo po mbulon përfshirjen e Iranit në sulmin ndaj komunitetit hebrej në vitin 1994, në Buenos Airos, ku ishin vrarë 85 vetë.

Akuzat janë “ të pakuptimta ligjërisht”, ka thënë Fernandez pasi kishte lënë gjykatën.

Fernandez, akuzohet se ka nënshkruar një pakt në viti 2013, që lejon zyrtarët e përfshirë në sulmin vdekjeprurës të hetohen në vendin e tyre, e jo në Argjentinë.

Ajo ka akuzuar presidentin, Mauricio Marci, liderin nga qendra e djathtë për “ persekutime gjyqësore” të opozitës.

XS
SM
MD
LG