Ndërlidhjet

Ekzekutivët e kompanive Facebook, Twitter dhe Google në Senat


Ilustrim
Ilustrim

Ekzekutivët e kompanive, Facebook, Twitter dhe Google, parashihet që të dëshmojnë më 31 të këtij muaji para një paneli të Senatit të Shteteve të Bashkuara, që zhvillon hetime për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Nënkomiteti i drejtësisë i Senatit për krim dhe terrorizëm mbrëmë ka njoftuar se ekzekutivët e këtyrekompanivedo të jenë në mesin e dëshimtarëve në dëgjimin në temën “mënyrat për ta luftuar dhe reduktuar sasinë e propagandës ruse dhe përmbajtjes ekstremiste online”.

Parashihet se përfaqësues i Facebookut do të jetë këshilltari i përgjithshëm, Cloin Stretch, Twitterin e përfaqëson ushtruesi i detyrës së këshilltarit të përgjithshëm, Sean Edgett, ndërsa Richard Salgado, është drejtor për zbatim të ligjit dhe sigurinë informative në kompaninë, Google.

Derisa më herët Facebook dhe Twitter e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, kjo është hera e parë që edhe Google e ka konfirmuar pjesëmarrjen e një udhëheqësi të lartë.

XS
SM
MD
LG