Ndërlidhjet

Spanja e ka marrë kontrollin e qeverisë së Katalonjës


Mariano Rajoy gjatë deklaratës së mbrëmshme për zhvillimet reth Katalonjës
Mariano Rajoy gjatë deklaratës së mbrëmshme për zhvillimet reth Katalonjës

Qeveria e Spanjës e ka marrë kontrollin direkt të Katalonjës dhe e ka shkarkuar qeverinë e saj separatiste.

Lidhur me këtë veprim, ka folur kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, mbrëmë vonë në Madrid.

“E kam shpërndarë parlamentin e Katalonjës dhe kam shpallur zgjedhje për 21 dhjetor në këtë rajon. Një ditë më parë, presidenti i Katalonjës e kishte rastin e fundit për ta kthyer gjendjen legale dhe t’i thërras zgjedhjet. Kjo ishte ajo që shumica e madhe e popullit në Katalonjë e kishin këruar. Ai nuk donte ta bënte këtë. Prandaj, qeveria e Spanjës do të ndërmerr masa për ripërtritjen e ligjshmërisë”, tha Rajoy, i cili tash e merr edhe përgjegjësinë që e kishte presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont.

Pasi parlamenti rajonal votoi për pavarësi, mijëra vetë në Barcelonë dolën në sheshin qendror për ta festuar pavarësinë, ndërsa shumë prej tyre kërkonin largimin e flamurit të Spanjës nga ndërtesa e qeverisë së Katalonjës.

Qindra protestues kundër pavarësisë poashtu, kanë dalur në rrugë, duke i valvitur flamujt e Spanjës.

Departamenti amerikan i shtetit tha se Katalonja është pjesë përbërëse e Spanjës dhe se Uashingtoni i mbështet masat e qeverisë së Spanjës për ta mbajtur Spanjën unike.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka shkruar në rrjetin Twitter, pas deklaratës së pavarësisë, se për BE-në “nuk ndryshon asgjë”.

Ai, po ashtu, ka theksuar se BE-ja vazhdon të kontaktojë vetëm me Madridin dhe “shpreson se qeveria spanjolle e favorizon forcën e argumentit e jo argumentin e forcës”.

XS
SM
MD
LG