Ndërlidhjet

Maqedoni: Shkarkohet një konsull i nderit për shkak të akuzës për vrasje


Pamje e një pjese të Shkupit
Pamje e një pjese të Shkupit

Maqedonia e ka shkarkuar dje konsullin e nderit në Barcelonë të Spanjës, i cili është akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të vet binjakë 3 vjeçar, në Afrikën Jugore.

Qeveria e Maqedonisë thotë se konsulli i nderit, Mario-Cesar Deus Yela, dentist nga Spanja, është në pritje të procesit gjyqësor në Afrikën e Jugut, lidhur me vdekjen e dy fëmijëve të tij gjatë pushimit familjar në Cape Town, në muajin prill të këtij viti.

Qeveria e Maqedonisë thotë se procedurat penale kundër konsullit të nderit, “paraqesin pengesë për angazhimin e tij të mëtejshëm”.

Policia e Afrikës Jugore ishte ftuar në banesën e pushimit të zotit Yela, pasi ish-bashkëshortja e tij i kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijëve të tyre, Maximo dhe Octavia, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Mario-Cesar Deus Yela, 49 vjeçar, ishte emëruar konsull nderi i Maqedonisë në vitin 2012.

Maqedonia, po ashtu, e mbyll konsullatën e saj të nderit në Barcelonë.

XS
SM
MD
LG