Ndërlidhjet

Kallëzim penal ndaj kandidatit për president të Kirgizisë


Kandidati pë president, Omurbek Babanov.

Autoritetet e Kirgizisë thonë se kanë ngritur çështje penale kundër kandidatit për president në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar, duke e akuzuar atë për gjuhën e urrejtjes dhe për thirrje publike për rrëzimin e qeverisë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, njoftoi për rastin kundër Omurbek Babanov, në një deklaratë më 4 nëntor, vetëm pak javë pasi përfundoi i dyti në listë pas kandidatit Sooronbai Jeenbekov, që është i preferuar i presidentit në largim Almazbek Atambaev.

Dy vendet e Azisë Qendrore, Kirgizia dhe Kazakistani, si ish- republika sovjetike, u përleshën me takimin e presidentit kazak Nursultan Nazarbaev me Babanov përpara zgjedhjeve.

Atambaev, i cili ishte kufizuar nga kushtetuta për një mandat të vetëm presidencial, akuzoi Astanën për "ndërhyrjen në punët e brendshme të Kirgistanit" dhe duke e mbështetur Babanov.

Babanov në zgjedhje ka fituar rreth 34 përqind të votave

XS
SM
MD
LG