Ndërlidhjet

Trump pritet të takohet me Putinin gjatë vizitës në Azi


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Melania Trump gjatë vizitës së tyre në Japoni.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Melania Trump gjatë vizitës së tyre në Japoni.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Japoni, pasi u kishte thënë gazetarëve në “Air Force One”, se ai pret që të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Trump ka thënë se ai pret që të takohet me Putinin gjatë turneut të tij 12 ditorë në Azi, që do të përfshijë vizitat në Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine.

“Pritet që të takohem me Putin”, ka thënë Trump për gazetarët.

“Duam ndihmën e Putinit në Korenë e Veriut dhe do të takohemi me shumë liderë të tjerë”, ka shtuar Trump.

Kriza bërthamore e Koresë së Veriut pritet të jetë tema kryesore në bisedimet e liderëve, gjatë vizitës së Trumpit në Azi, që do të fillojë me vizitën në Japoni, me kryeministrin Shinzo Abe.

XS
SM
MD
LG