Ndërlidhjet

Tërhiqen nga deti mbetjet e helikopterit rus në Arktik


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Helikopteri rus që u rrëzua më 26 tetor në arkipelagut Arktik Svalbard, është tërhequr nga detit, thonë zyrtarët norvegjezë.

Asnjë nga trupat e viktimave të supozuara nuk u gjet brenda mbetjeve, tha më Bordi i Hetimeve të Aksidenteve të Norvegjisë (AIB).

Deri tani, nga tetë personat sa ishin në bord, vetëm një trup është gjetur, rreth 130 metra ku ishte rrëzuar helikopteri.

Guvernatori lokal tha se më shumë se 150 persona, policia norvegjeze, vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe zhytësit rusë, po kërkojnë zonat bregdetare, që kur ka ndodhur incidenti.

Helikopteri Mi-8 që mbante pesë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shkencëtarë polare u rrëzua në det rreth 3 kilometra nga Barentsburg, një komunitet minierash ruse në arkipelag.

XS
SM
MD
LG