Ndërlidhjet

Erdogan nis një projekt të diskutueshëm në qendër të Stambollit


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur projektin për ndërtimin e shtëpisë së operës në qendër të Stambollit, duke thënë se ndërtesa e re do të jetë simbol i qytetit.

Erdogan tha të hënën se shtëpia moderne e operës do t’i japë jetë të re Sheshit Taksim.

Në vitin 2013, sheshi ka qenë skenë e protestave kundër sundimit të Erdoganit, atëbotë kryeministër. Protestat janë nxitur nga një projekt i zhvillimit urban në parkun pranë Gezi.

Shtëpia e operës, me 2,500 ulëse, do të ndërtohet në lokacionin e Qendrës Kulturore Ataturk dhe do të hapet në vitin 2019.

Qendra Kulturore Ataturk është hapur në vitin 1969, por është mbyllur pothuajse menjëherë, si pasoë e një zjarri.

Ajo është rihapur në vitin 1978 dhe është mbyllur më 2008 për një renovim që nuk ka ndodhur kurrë.

Kritikët thonë se projekti i operës së re do të largojë përgjithmonë simbolin e Republikës moderne turke, të themeluar pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane nga Mustafa Kemal Ataturk.

Partia e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim i ka rrënjët e saj në Islamin e moderuar, por ka kundërthënie nëse partia dhe vetë Erdogani mbeten të përkushtuar ndaj parimeve sekulare, të përshkruara në Kushtetutën e Turqisë.

XS
SM
MD
LG