Ndërlidhjet

Irak: Ushtria e mori kontrollin ndaj një qyteti dhe disa fshatrave


Makinat në pjesën irakiane duke pritur për të kaluar në qytetin kufitar sirian Al-Bukamal

Forcat e Irakut e kanë rimarrë kontrollin ndaj një qyteti dhe disa fshatrave të okupuara nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), në të njejtën ditë kur aktivistët opozitarë sirianë thanë se IS-i e ka rimarrë kontrollin në qytetin Al-Bukamal në Siri, pas luftimeve të ashpra me trupat qeveritare.

Komandanti irakian, Abdelamir Yarallah, tha se qyteti Rumana dhe 10 fshatra, dje janë çliruar nga Shteti Islamik.

Njëherësh, qyteti Al-Bukamal, që ndodhet matanë kufirit sirian, dje ka rënë nën kontrollin e IS-it, kanë thënë dy aktivistë opozitarë në Siri.

Para tri ditësh, ushtria e Sirisë pat njoftuar se e kishte “çliruar” qytetin Al-Bukamal, që ishte baza e fundit e IS-it në Siri. Por, militaantët e IS-it u tërhoqën nga qyteti dhe ndërmorën kundërofensivë gjatë dy ditëve të kaluara.

XS
SM
MD
LG