Ndërlidhjet

Së paku 11 të vrarë në një sulm në Afganistan


Kabul, Afganistan, 16 nëntor 2017.
Kabul, Afganistan, 16 nëntor 2017.

Së paku 11 njerëz janë vrarë në një sulm vetëvrasës në një tubim në Kabul, i cili u mbajt nga mbështetësit e Mohammad Atta Noor, guvernator i provincës Balk të Afganistanit.

Noor, kritik i zëshëm i presidentit afgan, Ashraf Ghani, dhe ish-lider i një milicie në Aleancën Veriore anti-Talibane, nuk ka qenë në tubim në kohën e sulmit.

Policia e Kabulit i tha Radios Afganistani i Lirë se së paku nëntë policë dhe dy civilë janë vrarë në sulmin vetëvrasës.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se sulmuesi ka pasur të veshur jelek vetëvrasës dhe ka bërë përpjekje të hyjë në ndërtesën e saj, por është ndaluar nga rojet e sigurisë.

Sulmuesi i ka shpërthyer eksplozivët pasi është ndaluar nga policia.

XS
SM
MD
LG