Ndërlidhjet

BE: Shkurtime buxhetore për Turqinë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Në një marrëveshje buxhetore për vitin 2018, Bashkimi Evropian, njoftoi se fondet e destinuara për Turqinë do të zvogëlohen, duke ngritur dyshime rreth angazhimit të Ankarasë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte bërë thirrje për një shkurtim të fondeve, të cilat janë të lidhura me zvarritjen e anëtarësisë të Turqisë për tu bashkuar me bllokun, pas arrestimeve masive në vend që nga puçii dështuar i korrikut të vitit 2016.

Deputetët dhe shtetet anëtare janë dakorduar të ulin fondet në 105 milionë euro dhe ngrijnë një shtesë tjetër prej 70 milionë eurosh të shpenzimeve që ishin prezantuar më herët.

Në një deklaratë, ligjvënësit thanë "ata e konsiderojnë përkeqësimin e situatës shqetësuese në lidhje me demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut".

Turqia ka hedhur poshtë më shumë se 140,000 zyrtarë që nga puç dhe arrestoi 50,000 të tjerë duke përfshirë politikanë të opozitës, akademikë, gazetarë, aktivistë dhe qytetarë të BE.

Qeveria gjermane ka paralajmëruar qytetarët e saj kundër udhëtimit në Turqi, pasi ata rrezikojnë të arrestohen në mënyrë "arbitrare".

Europa kishte premtuar 4.45 miliardë euro në shpenzime për Turqinë nga viti 2014 në 2020, por vetëm 360 milionë euro janë ndarë deri më tani.

XS
SM
MD
LG