Ndërlidhjet

U gjetën pesë trupa të pakistanezëve të vrarë


Foto nga arkivi -- Protestë në Quetta.
Foto nga arkivi -- Protestë në Quetta.

Autoritetet në Pakistan thonë se kanë gjetur trupat e pesë pakistanezëve të cilët me sa duket po planifikonin të kalojnë përmes Iranit për në Evropë.

Një zëdhënës i qeverisë së Baluchistanit tha se trupat u gjetën në rrethin Turbat, 1.000 kilometra në jugperëndim të qytetit të Quettas.

Zëdhënësi Anwarul Haq Kakar, tha se burrat me sa duket ishin pjesë e një grupi që përfshinte 15 burra nga provinca Punjab të cilët u vranë më parë këtë javë nga një grup separatist.

Zbulimi vjen një ditë pasi ushtria pakistaneze tha se trupat kishin vrarë një komandant separatist baluch të përfshirë në vrasjen e 15 burrave nga Punjabi në Baluchistan, ku grupet separatiste kanë kryer një kryengritje të nivelit të ulët.

XS
SM
MD
LG