Ndërlidhjet

Gjermani: Merkel dështoi ta formojë koalicionin qeverisës


Angela Merkel
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dështuar ta formojë koalicionin qeverisës të partisë së saj CDU, me Partinë e të Gjelbërve dhe me partinë probiznesore, Demokratët e Lirë (FDP).

Kështu, duket se është aktualizuar mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Christian Lindner, shef i FDP-së tha mbrëmë vonë se negociatat kanë dështuar për shkak të mosbesimit ndërmjet palëve në bisedime.

“Më mirë është që të mos qeveriset, se sa të qeveriset keq”, tha Lindner.

Zonja Merkel ka shprehur keqardhje për vendimin e FDP-së që të tërhiqet nga bisedat për formimin e koalicionit.

“Ne besuam se ishin në rrugë të mirë, ku do të ishte e mundshme arrritja e një marrëveshjeje”, u tha Merkel gazetarëve në Berlin, dhe ka shtuar se sot më vonë gjatë ditës do të takohet me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për ta njoftuar atë me situatën e krijuar.

XS
SM
MD
LG