Ndërlidhjet

Vdiq ish-kampionia e Wimbledonit, Jana Novotna


Jana Novotna

Ish-kampionia e Wimbledonit, Jana Novotna, ka vdekur në moshën 49-vjeçare.

Shoqata e Tenisit të Grave tha se Novotna, e cila ka vuajtur nga kanceri, "ka vdekur e rrethuar nga familja e saj".

Tenistja çeke ka humbur finalen e Wimbledonit më 1993 dhe 1997, përpara se të fitonte Grand Slam-in e turneut më 1998, duke mundur Nathalie Tauziatin.

Novotna ka fituar zemrat e tifozëve kur ka shpërthyer në lot, pasi është mposhtur nga tenistja gjermane, Steffi Graf, më 1993, dhe është ngushëlliar më pas nga Dukesha e Kentit.

"Jana ka qenë një frymëzim për secilin që ka pasur rast ta njohë", tha shefi ekzekutiv i Shoqatës së Tenisit të Grave, Steve Simon.

XS
SM
MD
LG