Ndërlidhjet

Dy agjenci evropiane do të zhvendosen nga Londra pas Brexit-it


Londër

Amsterdami dhe Parisi do të jenë nikoqirë të dy agjencive të mëdha të Bashkimit Evropian, pasi Britania të dalë nga blloku.

Agjencia Evropiane e Mjekësisë do të zhvendoset në Amsterdam, ndërsa Autoriteti Bankar Evropian në Paris.

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë marrë vendimin pas tre rretheve të votimit të fshehtë.

Dy agjencitë, me rreth 1,000 vende pune me kualifikim të lartë, ndodhen aktualisht në Londër, por duhet të largohen përpara se Britania të dalë nga BE-ja në mars të vitit 2019.

Për Britaninë, ikja e tyre shihet si goditje ekonomike dhe politike.

XS
SM
MD
LG