Ndërlidhjet

Përjashtohen edhe katër atletë rus nga Lojërat Olimpike


Ilustrim

Katër lojtarë të tjerë rus janë përjashtuar nga lojërat Olimpike rreth përdorimit të dopingut, substancë e ndaluar të përdoret në Olimpiadë.

Në mesin e të përjashtuarve është edhe medalisti i artë, Alexander Tretyakov, dhe medalistja Elena Nikitina.

Edhe dy atlete të tjera, Maria Orlova dhe Olga Potylitsina, po ashtu janë përjashtuar.

Deri më tani, Komiteti ndërkombëtar i Olimpiadës, ka përjashtuar dhjetë rus nga lojërat olimpike, për shkak të përdorimit të dopingut.

Rusia mbetet vendi me më shumë medalje në lojërat Sochi, por priten më shumë vendime të merren rreth “dopingut”, kështu Rusia mund të radhitet e dyta pas Norvegjisë për numrin e medaljeve.

XS
SM
MD
LG