Ndërlidhjet

Kirgizia në prag të inaugurimit të presidentit të vendit


Presidenti në largim i Kirgizisë, Almazbek Atambaev dhe presidenti i zgjedhur, Sooronbai Jeenbekov.
Presidenti në largim i Kirgizisë, Almazbek Atambaev dhe presidenti i zgjedhur, Sooronbai Jeenbekov.

Presidenti i zgjedhur i Kirgizisë, Sooronbai Jeenbekov, do të inaugurohet më 24 nëntor, në kryeqytetin Bishkek, që përbën kalimin e parë paqësorë të pushtetit në rajon.

Jeenbekov e zëvendëson presidentin Almazbek Atambaev, i cili ishte i ndaluar me kushtetutë të kandidonte edhe për një mandat.

Jeenbekov ishte kryeministër në qeverinë e Atambaevit nga prilli deri në gusht të vitit 2017-të.

Sipas rezultateve zyrtare, Jeenbekov, ka fituar në zgjedhjet e 15 tetorit me 54 përqind të votave, të mjaftueshme për të shmangur balotazhin.

Sipas kritikëve, presidenti në largim, ka përdorur gjykatat, ligjin dhe nivelet e tjera të pushtetit për të sjellur ish-kryeministrin në pushtet.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë vlerësuar zgjedhjet si transparente, por siç thanë atë “me një numër të problemeve” gjatë numërimit dhe “kepërdorim të resurseve publike, presion në votues dhe blerje të botës”.

Inaugurimi i Jeenbekovit përbën kalimin e parë paqësor të pushtetit nga presidenti i zgjedhur që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG