Ndërlidhjet

Hakeri rus mund të ekstradohet në SHBA


Foto nga arkivi

Një gjykatë çeke ka vendosur që hakeri rus i dyshuar për sulme kompjuterike, mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e lartë e Pragës, miratoi një vendim të gjykatës që lejon ekstradimin e Yevgeny Nikulin, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar për sulme kibernetike, dhe vjedhje të informacioneve nga kompanitë e mëdha, LinedIn dhe Dropbox.

Moska, ka denoncuar vazhdimisht përpjekjet e SHBA-së, për të ekstraduar qytetarët e saj, ndërsa ka kërkuar ekstradimin e Nikulinit nën akuza të veçanta për piratëri në internet.

Vendimi përfundimtar do të jetë në duart e ministrit çek të drejtësisë, i cili mund të aprovojë ekstradimin në një vend dhe të bllokoj një vend tjetër.

Nikulin u arrestua nga autoritetet çeke në tetor të vitit 2016 nën një urdhër të Interpolit të kërkuar nga qeveria e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG