Ndërlidhjet

Presidenti Sisi: Egjipti po ballafaqohet me terrorizëm


Xhamia në Arash të Gadishullit Sinai e cila u sulmua dje
Xhamia në Arash të Gadishullit Sinai e cila u sulmua dje

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka vlerësuar se sulmi i djeshëm nga militantët e dyshuar të Shtetit Islamik (IS), me ç’rast janë vrarë së paku 235 vetë dhe plagosur 109 të tjerë, “është reflektim i përpjekjeve që po i bëjmë në ballafaqimin me terrorizëm”.

“Egjipti po ballafaqohet me terrorizëm”, tha presidenti Sisi gjatë një deklarate në televizion.

Ai e ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme të sigurisë menjëherë pas sulmit dhe ka shprehur përkushtim “për tu përgjigjur ndaj këtij akti terrorist me forcë të ashpër kundër këtyre terroristëve”.

Ushtria e Egjipitit sot ka njoftuar se ka ndërmarrë sulme ajrore kundër disa makinave që janë përdorë në sulmin e djeshëm në një xhami sufi, në pjesën veriore të Gadishullit Sinai.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, por autoritetet konsiderojnë se përgjegjës për këtë është një grup lokal i afërt me grupin ekstremist, Shteti Islamik. Ekstremistët sunitë myslimanë, përfshirë militantët e Shtetit Islamik, konsiderojnë se pjesëtarët e grupit religjioz sufi janë të pafe.

Pas këtij sulmi, presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin Twitter ka shkruar se “bota nuk mund ta tolerojë terrorizmin, ne duhet tu shkaktojmë disfatë atyre ushtarakisht dhe ta diskreditojmë ideologjinë ekstremiste, që krijon bazë për ekzistencën e tyre”.

XS
SM
MD
LG