Ndërlidhjet

Irak: Kompanive të jashtme u ofrohen fusha të naftës dhe gazit


Ilustrim

Qeveria e Irakut i ka ftuar kompanitë e jashtme të energjisë për të konkurruar për të drejtën për kërkime për naftë dhe gaz në hapësirat kufitare afër Iranit dhe Kuvajtit.

Në deklaratën e mbrëmshme, Ministria e naftës e Irakut thotë se tetë territore ofrohen në jug dhe në lindje të këtij vendi, së bashku me një fushë të naftës, e cila gjendet në ujërat territoriale irakiane në Gjirin Persik.

Ministria, mëtutje, theksoi se zyrtarët qeveritarë për këtë çështje do ta mbajnë një konferencë për gazetarë gjatë ditës së sotme për t’i shpallur detajet e tjera lidhur me ofertat për eksplorime në këto fusha.

XS
SM
MD
LG