Ndërlidhjet

Kirgizi: Të dyshuarit për vrasje ia dolën të ikin nga arresti


Pjesëtarë të policisë së Kirgizisë
Pjesëtarë të policisë së Kirgizisë

Katër persona të dyshuar për krime të dhunshme në Kirgizi, përfshirë vrasje dhe plaçkitje, kanë ikur nga paraburgimi në rajonin verior Çui.

Nurbek Toktosunov, zëdhënës i policisë së këtij rajoni, i tha Radios Evropa e Lirë, se në mesin e të ikurve gjenden tre shtetas të Kirgizisë dhe një person nga Turkmenia.

Sipas tij, policia rajonale dhe forcat e sigurisë, e kanë lansuar operacionin e zënies, pasi sot në mëngjes ata ikën nga paraburgimi.

Toktosunov tha se dy prej të dyshuarve kirgizë, 38 vjeçari, Ramil Bazarkulov, dhe 28 vjeçari, Kairat Janbotoev, ishin në pritje të proceesit gjyqësor lidhur me akuza për vrasje.

Dy të tjerët, Bagtiat Achyldurdyiev, 32 vjeçar nga Turkmenia, dhe shtetasi kirgiz, Bakyt Dildeshov, 38 vjeçar, janë të akuzuar për plaçkitje.

XS
SM
MD
LG