Ndërlidhjet

Hagë: I akuzuari është “gjallë”, pasi pretendoi se ka pirë helm në gjykatë


Ekipi i ndihmës së parë mjekësore duke u ngutur për në sallën ku mbahej procesi kundër Praljakut
Ekipi i ndihmës së parë mjekësore duke u ngutur për në sallën ku mbahej procesi kundër Praljakut

Gjyqtarët e kanë suspenduar një seancë të apelit, pasi njëri prej gjashtë kroatëve të Bosnjës, të akuzuar për krime të luftës, ka pirë atë që tha se ishte helm, duke brohoritur dhe duke e ngritur një gotë te buzët e tij në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Një zyrtar i gjykatës më vonë ka thënë se i akuzuari, Sllobodan Praljak, i cili pretendoi se ka pirë helm, është gjallë dhe nën kujdesin mjekësor.

Hagë: I akuzuari për krime lufte pi helm gjatë seancës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:51 0:00

Praljak, ish-komandant i forcave kroate në Bosnjë gjatë luftës në periudhën 1992-95, duket se pinte diçka disa momente para se gjyqtarët e konfirmuan dënimin e tij me 20 vjet burg.

“Sllobodan Praljak nuk është kriminel lufte. E refuzoj vendimin me neveri”, tha Praljak.

Gjyqtari kryesues, Camel Agius, me të shpejtë e ndali procesin e dëgjimit të sotëm.

Ka mbetur e paqartë nëse Praljak kishte pirë helm.

XS
SM
MD
LG