Ndërlidhjet

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s


Ilustrim
Ilustrim

Në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve kanë publikuar një raport këtë javë, ku është konstatuar se numri i njerëzve të rinj të diagnostikuar me HIV në Evropë ka arritur nivelin më të lartë në vitin 2016 prejse kanë nisur regjistrimet.

Sipas raportit, 160,000 njerëz janë prekur me virusin që shkakton AIDS-in, vitin e kaluar.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale.

XS
SM
MD
LG