Ndërlidhjet

Shqipëri: Nga reshjet dhe vërshimet ka vdekur një person


Pamje nga vërshimet e mëparshme në një fshat afër Vlorës
Pamje nga vërshimet e mëparshme në një fshat afër Vlorës

Reshjet e mëdha dhe vërshimet në Shqipëri kanë shkaktuar vdekjen e së paku një personi, bllokim të porteve dhe shkatërrim të fluturimeve në aeroporte, kanë thënë zyrtarët.

Qeveria e Shqipërisë dje tha se së paku tre vetë të tjerë janë plagosur, gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa më se 300 shtëpi janë shkatërruar.

Shkollat janë të mbyllura në gjithë Shqipërinë.

Tirana Times ka raportuar se një punëtor 50 vjeçar ka humbur jetën derisa përpiqej ta rregullonte rrymën elektrike, ndërsa afro 127 mijë banorë janë ballafaquar me mungesë të rrymës elektrike.

Afro 100 vetë janë evakuuar pasi ishin bllokuar brenda një qendre tregtare afër kryeqytetit Tirana.

Më se 5,700 ushtarë, policë dhe punonjës të shërbimeve emergjente janë vendosur në territoret jugore, Gjirokastër, Fier dhe Vlorë, ku niveli i disa lumenjve është rritur dhe mund të vërshojnë.

Kosova, i ka dërgur në Shqipëri më se 20 punëtorë të shërbimeve të emergjencës për të ndihmuar, kanë thënë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG