Ndërlidhjet

Thaçi: Deputetët ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacion


Kosovo: President Hashim Thaçi
Kosovo: President Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur dhe përgëzuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin e sotëm për ta proceduar për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve që të ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit.

“Dua të besoj në vullnetin politik dhe shtetëror të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, por njëkohësisht ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre, që të jenë të bashkuar në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ndër-shtetërore” ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë facebook.

Sipas Thaçit, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do t'i jap "fund izolimit të vendit tonë, duke mundësuar heqjen e regjimit të vizave, por edhe e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë".

XS
SM
MD
LG