Ndërlidhjet

Duma ruse nuk lejon hyrjen e REL-it dhe Zërit të Amerikës


Pamje pas votimit të sotëm në Dumën ruse
Pamje pas votimit të sotëm në Dumën ruse

Duma shtetërore ruse ka votuar për të mos lejuar hyrjen në këtë institucion të kompanive mediale amerikane, të cilat nga qeveria në Moskë janë klafisikuar si “agjentë të jashtëm”.

Për këtë masë votuan 413 ligjvënës në këtë Dhomë të Ulët të Parlamentit të Rusisë, ndërsa kundër ishte vetëm një votë.

Kjo do të thotë se reporterët e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria (RFE/RL) dhe Zërit të Amerikës (VOA), që dje ishin klasifikuar si agjentë të jashtëm nga Ministria e drejtësisë e Rusisë, nuk do të mund të hyjnë në këtë institucion.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Thomas Kent, tha se ky vendim është për “keqardhje”.

“Ky është edhe një tjetër kufizim në aktivitetin tonë gazetaresk në Rusi. E bën për ne më të vështirë që të japim informatë të vërtetë dhe të pavarur për aktivitetet e legjislaturës te populli i Rusisë”, tha Thomas Kent.

XS
SM
MD
LG