Ndërlidhjet

Protesta gjetkë pas vendimit të Trumpit për Jerusalemin


Karaçi, Pakistan, 7 dhjetor 2017.
Karaçi, Pakistan, 7 dhjetor 2017.

Palestinezët në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Rripin e Gazës kanë hyrë në grevë dhe kanë dalë në rrugë, për të protestuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Izraeli ka shpërndarë qindra trupa shtesë në Bregun Perëndimor për shkak të rritjes së tensioneve.

Sipas disa raporteve, së paku tetë palestinezë janë plagosur në përleshje.

Protesta kanë shpërthyer edhe në Jordani, Tunizi, Pakistan.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe Liga Arabe kanë thënë se do të mblidhen në ditët e ardhshme për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj vendimit të Trumpit.

Ka frikë se ai mund të çojë në shpërthim të dhunës.

Grupi islamik palestinez Hamas ka bërë tashmë thirrje për kryengritje të re.

Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Për më shumë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG