Ndërlidhjet

Schulz bën thirrje për formimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës”


Kreu i Social-Demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz.
Kreu i Social-Demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz.

Kreu i Social-Demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz, partner i mundshëm qeverisës i kancelares Angela Merkel, bëri thirrje për krijimin e “Shteteve të Bashkaura të Evropës” deri në vitin 2025.

Schulz, në kongresin e partisë së tij në Berlin, tha se Evropa duhet të jetë më e bashkuar dhe federale.

"Dua një traktat kushtetues evropian që krijon një Evropë federale", tha Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian.

Ai tha se vetëm një Evropë më e bashkuar mund të përballet me sfidat si ndryshimet klimatke apo menaxhimi i migrimit masiv, mund të detyrojë gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook, të respektojnë të drejtat civile, ose mund t’i pengojë kompanitë e mëdha që t’iu shmangen taksave.

“Evropa është sigurimi ynë jetësor”, tha ai.

Schulz po ashtu tha se vetëm një BE e fuqishme do të ndalonte përparimin e nacionalistëve të krahut të djathtë, duke përmendur këtu fitoret e tyre në Gjermani, Austri, Danimarkë, Finlandë, Francë dhe Holandë.

XS
SM
MD
LG