Ndërlidhjet

SHBA: Në nëntor janë shtuar 228 mijë vende të reja pune


Ilustrim

Punëdhënësit amerikanë në muajin nëntor i kanë shtuar 228 mijë vende të reja të punës, që është shenjë se tregu i punës vazhdon të jetë i qëndrueshëm, edhe në vitin e nëntë të ripërtritjes ekonomike.

Shkalla e papunësisë mbetet 4.1%, që është më e ulëta në 17 vitet e fundit, ka raportuar sot Departamenti amerikan i punës.

Ekonomia po zgjerohet në ritëm të shëndoshë dhe në shumë raste punëdhënësit e kanë vështirë për të angazhuar numër të mjaftueshëm të punëtorëve të kualifikuar.

Gjatë gjashtë muajve të kaluar, rritja ekonomike e ka kaluar shkallën vjetore prej 3%, që është hera e parë që kjo ka ndodhur prej vitit 2014, raporton agjencia AP nga Uashingtoni.

Besimi i konsumatorëve e ka arritur nivelin më të lartë prej vitit 2000.

XS
SM
MD
LG