Ndërlidhjet

Netanyahu bën thirrje te vendet evropiane për ta njohur Jerusalemin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu (majtas) dhe shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini (djathtas), gjatë takimit të sotëm në Bruksel
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu (majtas) dhe shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini (djathtas), gjatë takimit të sotëm në Bruksel

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ai pret nga vendet evropiane që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Para se të nisë takimin me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, Netanyahu, ka thënë më 11 dhjetor se vendimi i SHBA-së, “e bën të mundshme paqen”, në Lindjen e Mesme.

Më herët, shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se blloku do të vazhdojë ta njohë, “konsensusin ndërkomëbtar”, për Jerusalemin.

“Ne besojmë se zgjidhje e vetme reale për konfliktin në mes të Izraelit dhe Palestinës është i bazuar tek të dy palët, me Jerusalemin si kryeqytet të të dyjave”, ka thënë Mogherini.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar javën e kaluar për vendimin e tij, që SHBA-ja ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ky njoftim është pritur me kritika nga aletatët e SHBA-së në Evropë dhe Lindje të Mesme, të cilët kanë thënë se ky vendim nuk ka qenë i dobishëm për paqe.

Në disa vende ka pasur edhe përplasje dhe protesta, kryesisht në ato të populluara me shumicë myslimane.

XS
SM
MD
LG