Ndërlidhjet

Tre astronautë janë kthyer nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë


Astronautit amerikan Randy Bresnik i jepet ndihmë derisa ai del nga sonda ruse Soyuz, disa minuta pas aterimit në Kazakistan nga gjithësia
Astronautit amerikan Randy Bresnik i jepet ndihmë derisa ai del nga sonda ruse Soyuz, disa minuta pas aterimit në Kazakistan nga gjithësia

Sonda kozmike me tre astronautë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë ka ateruar në stepat e Kazakistanit.

Ekipi i astronuatëve, që përbëhet nga rusi Sergei Ryazansky, amerikani Randy Bresnik dhe italiani Paolo Nespoli, i ka kaluar 139 ditë në gjithësi.

Kjo sondë ka ateruar sot afër qytetit qendror Zhezkazgjan në Kazakistan.

Astronauuti Ryazansky ka marrë pjesë tri herë në misione të këtilla.

Tash në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, që ndodhet në orbitë, 400 kilometra mbi tokë, kanë mbetur tre astronuatë të tjerë.

Atyre më 17 të këtij muaji u bashkohen tre kozmonautë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.

XS
SM
MD
LG