Ndërlidhjet

Japoni: Perandori 84 vjeçar paralajmëroi abdikim në vitin 2019


Peranadori Akihito

Perandori i Japonisë, Akihito, sot e ka festuar ditëlindjen e tij të 84-të, duke i përshëndetur shtetasit nga ballkoni i pallaitit mbretëror dhe ka shprehur përkushtim për ta vazhduar detyrën e tij deri në abdikimin e planifikuar më 30 prill të vitit 2019.

“Gjatë ditëve të mbetura, derisa vazhojë t’i kryej detyrat e mia si simbol i shtetit, dëshirojë të bëjë përgatitje për kalimin e pishtarit në një periudhë tjetër, së bashku me popullin”, tha Perandori Akihito.

Ai e mori fronin në janar të vitit 1989, kur i kishte 56 vjet, pas vdekjes së babait të tij, Perandorit Hirohito.

Djali më i madh i Perandorit Akihito, Princi i Kurorës, Naruhito, 59 vjeçar, më 1 maj të vitit 2019, do të jetë peranador i ri japonez.

XS
SM
MD
LG