Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Mbretëresha Elizabeta II nderon viktimat e terrorit në mesazhin për Krishtlindje


Mbretëresha Elizabeta e II-të

Mbretëresha e Elizabeta e II-të e Mbretërisë së Bashkuar do të shfrytëzojë mesazhin e saj për Krishtlindje për të falënderuar Londrën dhe Mançesterin për qasjen e tyre, pas sulmeve ekstremiste që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Britaninë e Madhe.

Fjalimi i 91 vjeçares i incizuar paraprakisht do të transmetohet në televizion gjatë Ditës së Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe 51 shtete të tjera, transmeton Associated Press.

Në disa pjesë të prezantuara nga Pallati Buckingham, mbretëresha lavdëron “identitetet e fuqishme” të Mançesterit, të goditur nga një bombë në muajin maj dhe Londrën për sulmet afër Parlamentit, Urën e Londrës dhe vende të tjera.

Mbretëresha ka thënë se ka qenë privilegji i saj për të vizituar të mbijetuarit e sulmit në Mançester, derisa ishin duke u shëruar.

Në këtë sulm kanë mbetur të vdekur 22 persona.

“E përshkruaj atë vizitë në spital si “privilegj” sepse pacientët që kam takuar atje kanë qenë shembull për të gjithë ne, duke shfaqur trimëri të jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.

Elizeta po ashtu vlerëson edhe burrin e saj, 96 vjeçarin Princin Filip, i cili është larguar nga jeta publike për shkak të moshës gjatë këtij viti.

Mbretëresha, Filipi dhe anëtarë tjerë të familjes, pritet të jenë pjesë e një shërbimi të një kishe në Sandringham, 110 milje në veri të Londrës.

Familja mbretërore më pas do të ketë një drekë private.

XS
SM
MD
LG