Ndërlidhjet

Autobusi përplaset në shkallët e një metroje në Moskë


Pamje të autobusit të pëplasur në shkallët e një metroje në Moskë

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë lënduar pasi një autobus është përplasur në hyrjen e një metroje në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Autoritetet kanë thënë se pasagjerët dhe këmbësorët kanë qenë në mesin e viktimave të ditës së sotme.

Pamjet e televizionit kombëtar shfaqin autobusin poshtë shkallëve të metrosë, derisa shumë këmbësorë kanë duke vrapuar.

Autoritetet ruse kanë hequr mundësinë e ndonjë sulmi terrorist, duke thënë se dyshojnë për ndonjë lëshim mekanik apo se drejtuesi i autobusit e ka humbur kontrollin e mjetit.

Policia ka thënë se është duke intervistuar ngasësin e mjetit.

Stacioni i metrosë gjendet në rrugën kryesore në perëndim të Moskës, afër një qendre tregtare të popullarizuar.

Majori i Moskës, Sergei Sobyanin, është cituar të ketë thënë sipas mediave ruse se ai ka udhëruar që të bëhet kontrollimi i të gjithë autobusëve.

XS
SM
MD
LG