Ndërlidhjet

Rusi: Navalnyt nuk i lejohet të garojë për president


Aleksei Navalny

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi sot e ka refuzuar kërkesën e aktivistit antikorrupsion dhe liderit opozitar, Aleksei Navalny, për të marrrë pjesë në zgjedhjet presidenciale kundër presidentit aktual, Vladimir Putin, në muajin mars të vitit të ardhshëm, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të jetë kandidat për shkak të dënimit penal.

Komisioni tha se vendimi, me të cilin Navalny ishte dënuar me kusht dhe i cili shumë herë është përshkruar si i motivuar politikisht, nënkupton se ai nuk mund të garojë për president.

Prej 13 anëtarëve të komisionit, 12 kanë votuar kundër lejimit të Navalnyt për pjesëmarrje. Një anëtar i komisionit ka abstenuar, duke e cituar mundësinë e konfliktit të interesit.

Pas këtij vendimi, Aleksei Navalny ka kërkuar nga mbështetësit e tij që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale.

XS
SM
MD
LG