Ndërlidhjet

Raportet: Zëvendëskryeministri Mutko largohet nga futbolli


Vitaly Mutko

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Vitaly Mutko, po tërhiqet nga posti i shefit të Federatës së Futbollit të Rusisë, në kuadër të një mase të përkohshme në periudhën e presionit për shkak të akuzave për doping sistematik, kanë raportuar sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar burime nga federata.

Mutko, 59 vjeçar, e dorëzon pozitën e shefit në Bashkimin e Futbollit të Rusisë (RFS) për gjashtë muaj, por mbetet organizatori kryesor i Kampiontit Botëror të Futbollit, që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi.

Këtë shpallje Mutko e ka bërë gjatë takimit të bordit ekzekutiv të RFS-së, ka raportuar agjencia TASS. Ai më herët këtë muaj ka thënë se është i gatshëm të tërhiqet, nëse kjo gjë kërkohet nga udhëheqja e Rusisë.

Raportet thonë se drejtor i përgjithshëm i ri i RSF-sëështë emëruar Aleksandr Alayev.

XS
SM
MD
LG