Ndërlidhjet

Në Pakistan shënohet 10 vjetori i vrasjes së Benazir Bhutto


Ish kryeministrja pakistaneze, Benazir Bhutto

Mijëra persona janë mbledhur sot para tempullit të ish kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto, për të shënuar përvjetorin e 10-të të vrasjes së saj.

Imazhet televizive kanë treguar se afërsisht 20,000 persona janë mbledhur në Garhi Khuda Baksh, afër tempullit të familjes në Provincën Sindh.

Bhutto ishte gruaja e parë që ka udhëhequr një vend mysliman dhe ishte alete e Përëndimit.

Ajo është vrarë me armë zjarri dhe sulm me bombë më 27 dhjetor 2007 në Rawalpindi, ku gjendet selia e ushtrisë pakistaneze.

Ende askush nuk është dënuar për vrasjen e saj.

Bhutto ka udhëhequr vendin në vitet 1988-90 dhe 1993-96, ndërsa ishte duke bërë fushatë për kthimin e saj në zyrën e udhëheqësisë kur është vrarë.

Ende ka shumë pyetje për vrasjen e saj që dërgojnë në teori të ndryshme të konspiracionit.

“Ende ka vetëm teori dhe pas 10 vitesh vazhdojmë të mos kemi njohuri se kush ka qenë pas vrasjes”, ka thënë analisti politik, Muqtida Mansoor, për agjencinë e lajmeve AFP.

Më 2010, Kombet e Bashkuara përmes një raporti kanë thënë se e mbajnë përgjegjës administratën e ish presidentit Pervez Musharraf për dështim të ofrimit të sigurisë së nevojshme për Bhutton, duke thënë se vrasja e saj ishte e parandalueshme.

XS
SM
MD
LG