Ndërlidhjet

Aktakuzë për gjenocid kundër ish-ministrit të Republikës Sërpska


Qendra përkujtimore Potoçari për viktimat e Srebrenicës.
Qendra përkujtimore Potoçari për viktimat e Srebrenicës.

Prokuroria e Bosnjës ka ngritur aktakuzë kundër Tomisllav Kovaçit, ministër i Brendshëm i Republikës Sërpska gjatë kohës së luftës.

Aktakuza ka të bëjë me gjenocidin në Srebrenicë, në vitin 1995, njoftoi Prokuroria.

Kovaç, shtetas edhe i Bosnjës, edhe i Serbisë, akuzohet se në kohën e sulmeve të forcave serbe në zonat e mbrojtura në Srebrenicë dhe Zhepë, si komandant i Shtabit të Policisë, si zëvendësministër dhe si ministër i Brendshëm i Republikës Sërpska, ka komanduar dhe mbajtur nën vëzhdim të gjitha forcat e policisë që kanë marrë pjesë në krime kundër boshnjakëve.

Prokuroria e ka interpreter këtë si kontribut të madh në krime.

Kovaç pas luftës në Bosnje ka ikur në Serbi, ku edhe vazhdon të jetojë.

XS
SM
MD
LG