Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Festa e Vitit të Ri në Berlin do të ketë "zona të sigurta" për gra


Ilustrim

Organizatorët e festës së Vitit të Ri në Berlin do të krijojnë një “zonë të sigurt” për gratë, për herë të parë.

Masat e reja të sigurisë, të planifikuara për festën pranë portës Brandenburg, vijnë nga shqetësimet për sulme seksuale.

Një numër i madh i sulmeve dhe plaçkitjeve të grave në festën e Vitit të Ri në Këln, dy vjet më parë, kanë tronditur Gjermaninë.

Qindra gra kanë raportuar se janë sulmuar nga burra me prejardhje migrante.

Mbi një milion migrantë, shumica nga Siria dhe Iraku, kanë arritur në Gjermani në vitin 2015.

Qindra-mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në festën e sivjetme të Vitit të Ri në Berlin.

Gratë që janë sulmuar ose ngacmohen do të mund të kërkojnë mbështetje në “zonën e sigurt”, ku do të jetë personeli i Kryqit të Kuq gjerman.

Policia e qytetit po ashtu i inkurajoi gratë të kërkojnë ndihmë nëse ndjehen të kërcënuara.

XS
SM
MD
LG