Ndërlidhjet

Gjermani: Arrestohet një i dyshuar për krime të luftës në Bosnjë


Ilustrim

Një shtetas i Bosnjë-Hercegovinës është arrestuar në Munih të Gjermanisë, i dyshuar për kryerje të krimeve të luftës në Bosnjë.

Ky person i dyshuar 50 vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, është arrestuar dje në aeroportin e Munihut nga ana e Interpolit, me kërkesë të autoriteteve në Sarajevë. Ai është i akuzuar për kryerje të krimeve kundër njerëzimit.

Raportohet se i dyshuari ishte polic në Bosnjë në vitet e 90-ta, kur ishte akuzuar për torturë dhe vrasje gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95.

Ky person thuhet se ka jetuar në shtetin jugor gjerman, Bavari.

Ai do të mbahet në Munih derisa të merret vendimi i autoriteteve të Gjermanisë për ekstradimin e tij në Bosnjë-Hercegovinë.

XS
SM
MD
LG