Ndërlidhjet

Britania, Franca dhe Turqia të shqetësuara për situatën në Iran


Pamje të protestave në Teheran

Turqia ka thënë gjatë ditës së sotme se është e shqetësuar nga raportimet se ka persona të vdekur dhe ndërtesa publike të dëmtuara në Iran, gjatë protestave antiqeveritare të cilat kanë nisur javën e kaluar.

“Ne besojmë se është e nevojshme të anashkalohet dhuna dhe të ndalohen provokimet”, ka thënë ministria e Jashtme turke përmes një deklarate, duke shtuar se shpreson që të mënjanohen intervenimet.

Në anën tjetër për protestat në Iran ka reaguar edhe Britania e Madhe.

Zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May, ka thënë se “Britania shpreson se duhet të ketë një debat përmbajtësor rreth legjitimitetit dhe çështjeve të tjera të cilat janë duke ngritur pretesuesit, dhe se pret që Irani të lejojë një gjë të tillë”.

Ndërkohë shqetësim ka shfaqur edhe Franca për numrin e viktimave dhe të arrestuarve në Iran, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

“E drejta për të protestuar është e drejtë thelbësore”, ëshë thënë tutje përmes një deklarate.

Kur është pyetur nëse ministri I Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, do të zhvillojë vizitën e tij të planifikuar në Teheran, zëdhënësi ka thënë se ai nuk kishte informacione në këtë aspekt.

XS
SM
MD
LG