Ndërlidhjet

Rusia njofton për dy ushtarë të vrarë në Siri


Presidenti rus, Vladimir Putin në Provincën Latakia, Siri, foto nga arkivi
Presidenti rus, Vladimir Putin në Provincën Latakia, Siri, foto nga arkivi

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se dy ushtarë rusë janë vrarë pas një sulmi me mortajë nga forcat anti-qeveritare në Siri në natën e Vitit të Ri.

“Në mbrëmje kur është errësuar, baza ajrore Hmeimim ka qenë cak i një sulmi të papritur nga një grup i militantëve. Si rezultat, dy ushtarë janë vrarë,” raportojnë agjencitë ruse të lajmeve duke u bazuar në deklarata të Ministrisë.

Ministria po ashtu ka demantuar raportimet e gazetës Kommersant se shtatë aeroplanë ushtarakë janë shkatërruar gjatë këtij sulmi.

Baza ajrore ruse Hmeimim është e vendsour në krahinën Latakia, në pjesën perëndimore të Sirisë.

Rusia i ka dhënë përkrahje të rëndësishme qeverisë së presidentit Bashar al-Assad gjatë luftës civile në Siri, që ka lënë të vdekur qindra mijëra njerëz dhe ka shkaktuar zhvendosjen e miliona të tjerëve nga shtëpitë e tyre që kur filloi në vitin 2011.

Më shumë se 40 ushtarë rusë kanë vdekur në Siri që kur Moska filloi një fushatë të sulmeve nga ajri në shtator të vitit 2015.

Më 3 janar, Ministria e Brendshme e Rusisë tha se një nga helikopterët ushtarakë është rrëzuar në Siri, me ç’rast kanë vdekur të dy pilotët.

Sipas ministrisë, helikopterët ushtarakë janë rrëzuar për shkak të disa “problemeve teknike” më 31 dhjetor.

Zyrtarët perëndimorë thonë se fushata ruse, sidomos në fillimet e saj, ka qenë më shumë e përqëndruar në ndjekjen e rebelëve që kërkojnë largimin e Assadit se sa militantëve të Shtetit Islamik.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë më 28 dhjetor se më shumë se 48 mijë ushtarë rusë kanë shërbyer në operacionet në Siri, dhe se prezenca e Rusisë në bazën Hmeimim dhe në portin Tartus do të bëhet “e përhershme”.

XS
SM
MD
LG