Ndërlidhjet

Shikohen mundësitë nëse ushtarët turq mund të gjykohen në Greqi


Tetë ushtarët e Turqisë, duke shkuar në një gjykatë në Athinë. 26 janar, 2017
Tetë ushtarët e Turqisë, duke shkuar në një gjykatë në Athinë. 26 janar, 2017

Athina është duke parë mundësitë nëse mund të gjykojë në Greqi, tetë ushtarët turq, të cilët ikën nga vendi i tyre pas puçit të dështuar.

Ministri grek i Drejtësisë, Stavors Kontonis, ka thënë se Turqia duhet të bëjë kërkesë zyrtare për një gjykim të tillë. Megjithatë, një kërkesë e tillë nga autoritetet turke, duket si e pamundshme, pasi Ankaraja deri më tash ka kërkuar dy herë ekstradimin e ushtarëve të saj, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë në gjykatat turke.

“Mundësia që ata të gjykohen këtu, për krimet që kanë kryer jashtë këtij vendi janë duke u shikuar”, ka thënë Kontonis.

“Kryeministri (Alexis Tsipras) ka thënë se ata duhet të kenë gjykim të drejtë”, ka thënë ministri grek, duke shtuar se një gjë e tillë do të ishte e mundur nën Kodin Penal të Greqisë.

Tetë ushtarët e Turqisë, kishin ikur në Greqi më 16 korrik 2016. Ata akuzohen nga autoritetet në Turqi si tradhtar.

Që prej tentim grusht-shtetit, autoritetet turke kanë burgosur 50 mijë persona dhe mbi 150 mijë janë suspenduar nga puna.

XS
SM
MD
LG