Ndërlidhjet

Putin konfirmon nisjen e fluturimeve nga Rusia në Egjipt


Disa zyrtarë rusë duke bërë hetime të pjesëve të shkatërruara të aeroplanit rus në Gadishullin Sinai, foto nga arkivi
Disa zyrtarë rusë duke bërë hetime të pjesëve të shkatërruara të aeroplanit rus në Gadishullin Sinai, foto nga arkivi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar rikthimin e linjës së fluturimeve komerciale për pasagjerët drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, pas më shumë se dy vitesh prej kur ishte vendosur për ndalimin e tyre për çështje të sigurisë.

Putin ka autorizuar rikthimin e fluturimeve nga Rusia në Kajro, me anë të një dokumenti të publikuar sot në faqen zyrtare të qeverisë.

Mirëpo me këtë vendim nuk është hequr ndalimi për vendet e tjera në Egjipt.

Rusia pati ndaluar të gjitha fluturimet për në Egjipt, pasi një aeroplan rus kishte eksploduar në Gadishullin Sinai më 31 tetor të vitit 2015.

Gjatë atij incidenti kanë vdekur 224 personat që ishin në bord.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë, duke thënë se e ka vendosur bombën në aeroplan.

Ndërprerja e fluturimeve ishte një goditje e madhe për ekonominë egjiptiane, e cila varet shumë nga turizmi.

Më shumë se 30 për qind e turistëve, të cilët kanë vizituar Egjiptin para shpërthimit kanë qenë nga Rusia.

XS
SM
MD
LG