Ndërlidhjet

SHBA: Ka vdekur astronauti legjendar John Young


John Yound gjatë ecjes së tij në Hënë
John Yound gjatë ecjes së tij në Hënë

Astronauti legjendar i Shteteve të Bashkuara, John Young, ka vdekur mbrëmë në moshën 87 vjeçare.

Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA, ka njoftuar se Young ka vdekur në shtëpinë e tij në Hjuston, pasi ka vuajtur nga pneumonia.

NASA i referohet astronautit të ndjerë si njëri prej pionierëve të kësaj agjencie, pasi ai është i vetmi kozmonaut që ka fluturuar në kuadër të programeve Gemini, Apollo dhe Space Shuttle.

John Young ishte personi i parë që ka fluturuar në gjithësi gjashtë herë dhe personi i nëntë që ka ecur në Hënë, gjatë karrierës së tij 42 vjeçare. Kjo ishte karriera më gjatë e një astronauti.

XS
SM
MD
LG