Ndërlidhjet

Suedi: Ka vdekur personi që ishte plagosur nga një eksplodim


Policia e ka rrethuar me shirit hapësirën ku ka ndodhur eksplodimi i sotëm në Stokholm

Policia e Suedisë thotë se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar lehtë nga një shpërthim i sotëm afër një stacioni të metros në kryeqytetin Stokholm.

Një mashkull i moshës 60 vjeçare vdiq nga plagët e pësuara, pasi e kishte kapur një objekt nga dyshemeja, i cili eksplodoi, tha zëdhënësi i policisë, Sven-Erik Olsson.

Një femër 45 vjeçare ka pësuar lëndime në fytyrë.

Zëdhënësi Olsson tha se nuk ka asgjë që sugjeron se shpërthimi ishte i ndërlidhur me terrorizëm.

Mediat lokale kanë raportuar se pajisja shpërthyese ishte një granatë dore.

XS
SM
MD
LG