Ndërlidhjet

Alarmi i rremë në Havai, shkak i një gabimi njerëzor


Pamje derisa ishte testuar një raketë balistike me rreze të mesme në Kauai, Hawaii, foto nga arkivi
Pamje derisa ishte testuar një raketë balistike me rreze të mesme në Kauai, Hawaii, foto nga arkivi

Zyrtarët në shtetin amerikan, Havai, kanë thënë se një gabim njerëzor ka qenë përgjegjës për një alarm të rremë, që ka njoftuar se një raketë është nisur drejt një zone turistike, e cila më pas ka shkaktuar panikë dhe konfuzion në zinxhirin e ishullit Paqësor.

Guvernatori, David Ige, u ka thënë gazetarëve, se gabimi është shkaktuar nga një anëtar i stafit që ka “prekur butonin e gabuar”.

“Ajo nuk është dashur të ndodhë. Jemi duke hetuar shkaqet që kanë dërguar tek ky incident”, ka thënë Ige.

Administruesi Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (EMA), Vern Miyagi, e ka marrë përgjegjësinë për gabimin dhe ka shtuar se ai “do të marrë masa që kjo të mos ndodhë më asnjëherë”.

Zyrtarët kanë thënë se ende nuk mund të sqarojnë se pse janë dashur 38 minuta që autoritetet të deklarojnë se alarmi ishte i rremë.

Ky alarm vjen në kohën e rritjes së tensioneve, pasi Koreja Veriore teston vazhdimisht raketa balistike ndërkontinentale dhe armë bërthamore.

Havai ka filluar së fundmi të testojë alarmin për sulm bërthmor, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë.

XS
SM
MD
LG