Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Përmbytet anija-cisternë iraniane, nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve


Anija-cisternë "Sanchi" në bregun lindor të Kinës, foto nga arkivi

Anija-cisternë iraniane, që ishte duke u djegur për më shumë se një javë, pasi ishte përplasur me një anije kineze në Detin lindor të Kinës, është përmbytur, pasi ka lëvizur në jug-lindje të Japonisë.

Televizioni shtetëror kinez, ka raportuar, se anija është zhytur në ujë, pak kohë pasi një tjetër pjesë e ngarkesës “ishte ndezur papritur”, në mëngjesin e ditës së sotme.

Në anën tjetër, zyrtarët iranianë kanë thënë se “nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve në mesin e anëtarëve të bordit”.

Zëdhënësi iranian për shpëtim, Mohammad Rastad, e ka bërë këtë njoftim pasi është përmbytur anija.

Në këtë anijë ishin 30 iranianë dhe dy persona nga Bangladeshi.

Përplasja ka ndodhur më 6 janar në bregun lindor të Kinës, afër Shangait.

Anija Sanchi, e cila ishte pronë e National Iranian Tanker Co, ishte duke transportuar një sasi të madhe të lëndëve djegëse, duke përfshirë ato të lehta, të ndezshme dhe ekspozive drejt Koresë Jugore .

XS
SM
MD
LG