Ndërlidhjet

Rusi: 15 vetë janë plagosur nga përleshja me thika në një shkollë


Njerëzit janë mbledhur para shkollës në Perm pas raporteve për përleshje me thika
Njerëzit janë mbledhur para shkollës në Perm pas raporteve për përleshje me thika

Autoritetet ruse thonë se një mësuese dhe dy nxënës janë plagosur seriozisht nga ajo që nga hetuesit është përshkruar si ishte sulm me thikë në një shkollë në qytetin Perm.

Ministria rajonale e sigurisë tha se gjithsej 15 vetë, shumica prrej tyre nxënës, janë plagosur në këtë incident në shkollë që ka ndodhur sot.

Në raportet e para ishin cituar zyrtarët që kanë thënë se dy persona të maskuar e sulmuan shkollën në Perm, që është 1150 kilometra në verilindje të Moskës.

Por Komiteti hetues rajonal më vonë ka njoftuar se kishte ndodhur një përleshje ndërmjet dy nxënësve me thika dhe se arsimtarët dhe nxënësit e tjerë ishin përpjekur t’i ndanin.

Policia tha se njëri prej të involvuarve në përleshje ishte nxënës i dikurshëm i kësaj shkolle.

Policia rajonale tha se një numër i paspecifikuar i të dyshuarve është arrestuar.

Mësimi është ndërprerë dhe nxënësit dhe personeli i shkollës janë evakuuar.

XS
SM
MD
LG