Ndërlidhjet

Netanyahu: Do t’i gjejmë militantët që e vranë çiftin izraelit


Benjamin Netanyahu gjatë një fjalimi të sotëm në Nju Delhi

Gjatë një vizite në Indi, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur sot përkushtim për “kapjen” e militantëve pakistanezë, të cilët e kanë vrarë një çift izraelit, që ishin në mesin e personave të vrarë në sulmin terrorist në Mumbai të Indisë, në vitin 2008.

“Përfundimisht de do t’i kapim vrasësit, por objektivi është, po ashtu, parandalimi i vrasësve të ardhshëm”, tha Netanyahu për sulmin, të cilin e kanë kryer pjesëtarët e grupit militant, Lashkar-e Taiba, me seli në Pakistan.

Zoti Netanyahu dje ka arritur në kryeqytetin, Nju Delhi të Indisë, ku po qëndron për vizitë gjashtëditëshe me synimin për përfmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

India i ka akuzuar “agjencitë” në Pakistan, shtet që është rivali kryesor rajonal i Indisë, për mbështetjen e sulmuesve në Mumbai.

Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat.

Pakistani, po ashtu, e ka zemëruar Indinë duke e liruar liderin e dyshuar të sulmuesve, Zakiur Rehman Lakhvi, nga burgu në vitin 2015, pas pagesës së 1,900 dollarëve amerikanë.

Kryeministri Netanyahu sot, po ashtu, ka shprehur “zhgënjim” nga refuzimi i Indisë për t’i mbështetur Shtetet e Bashkuara në njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, por tha se kjo çështje nuk do ta dëmtoj vizitën e tij.

XS
SM
MD
LG